Futboll

Zyba aktivizohet në fitoren e Legias

Qendrim Zyba

Qëndrim Zyba ka luajtur gjashtë minutat e fundit te Legia e Varshavës që mposhti Gorink Zabrezen me rezultatin 3:1. Kjo ndeshje e zhvilluar të hënën mbrëma i takoi javës së 26-të të elitës së futbollit polak.

Legia zë vendin e pestë me 44 pikë. 

Për mesfushorin 23-vjeçar të Kosovës është paraqitja e dytë në kampionat.