Futboll

Zvicra fton sërish Xhemailin

Riola Xhemaili

Riola Xhemaili është përfshirë në listën e 25 lojtareve të Zvicrës për dy ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian. 

Zvicra luan ndaj Hungarisë më 31 maj në Biel, ndërsa më 4 qershor në Budapest.

Xhemaili është pjesë e skuadrës elitare të Gjermanisë, Wolfsburgut. Me skuadrën gjermane fitoi Kupën. Për Wolfsburgun ishte Kupa e 11-të e fituar, që është edhe rekord. 

Xhemaili luan në mesfushë, ndërsa është 21-vjeçare. Më herët karrierë ka bërë edhe te Freiburgu dhe Baseli.