Futboll

Zurichut i vjen keq që Krasniqi nuk mund të luajë më për Zvicrën

Bledian Krasniqi

Bledian Krasniqi

Klubi i Superligës së Zvicrës, Zurichu, ka dalë me deklaratë pasi Bledian Krasniqi vendosi të luajë për Kosovën në të ardhmen e jo për Zvicrën. 

Zurichu shpreh keqardhje që Krasniqi nuk do të mund të paraqitet më për Zvicrën. 

Krasniqi në të kaluarën ka luajtur për të gjitha grumposhat e shtetit “helvetik”. Por Krasniqi nuk u ftua kurrë të paraqitet për ekipin A të Zvicrës. Dhe, të mërkurën u bë e ditur se ka nisur procedurat për t’u pajisur me nënshtetësi të Kosovës.

“Ne u njoftuam nga lojtari ynë Bledian Krasniqi se do të pranoj ftesë nga Federata e Futbollit e Kosovës pasi të plotësohen të gjitha dokumentacionet. Nga njëra anë na vjen keq për këtë vendim, sepse Blediani, një futbollist shumë i talentuar, nuk mund të luante më për Zvicrën. Nga ana tjetër, ne e kuptojmë vendimin e tij, pasi deri më tani Federata Zvicerane e Futbollit nuk ka shfaqur asnjë interes për ta përfshi në ekipin kombëtar të Zvicrës në afat të shkurtër apo të mesëm. Gjithashtu jemi të kënaqur që një lojtari rritur në Zurich, Bledian Krasniqi, është në fokus të një ekipi kombëtar të të rriturve”, shkruan në deklaratën e klubit zviceran.