Futboll

Zulfiu kthehet në Superligë, zyrtarizohet te Drita

Iljasa Zulfiu

Sulmuesi Iljasa Zulfiu i është bashkuar skuadrës së Dritës. Lajmin e ka bërë të ditur skuadra gjilanase të shtunën në rrjetet sociale.

Zulfiu ka nënshkruar kontratë trivjeçare me skuadrën gjilanase.

“Klubi jonë DRITA ju njofton që ka arritur marrëveshje për shërbimet e sulmuesit të krahut Iljasa Zulfiu”, ka shkruar Drita.

Zulfiu së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga Kazakistani, Zhenis Astana. Me skuadrën nga Kazakistani në 12 paraqitje ka shënuar një gol. Aventura në Kazakistan nuk zgjati shumë për 26-vjeçarin. Ndërsa karrierë ka bërë edhe te Dukagjini, Laçi, Malisheva dhe Flamurtari.

Drita ka bërë disa përforcime për sezonin e ri.