Futboll

Zukaj vazhdon kontratën me Grasshopperin

Elvir Zukaj

Mbrojtësi Elvir Zukaj ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën zvicerane Grasshopper.

Zukaj do të jetë pjesë e skuadrës zvicerane deri në vitin 2025.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga klubi me histori të pasur.

“Grasshopperi ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e kontratës me Elvir Zukajn, një tjetër talent nga radhët e të rinjve”, ka njoftuar klubi zviceran.

Zukaj u shpreh i lumtur pas nënshkrimit të kontratës.21-vjeçari ka luajtur një ndeshje me Shpresat e Shqipërisë. Me Grasshopperin debutoi edicionin e kaluar në Superligën e Zvicrës.