Futboll

Zuerichu mund të shkojë në Evropë falë golit të Krasniqit

Bledian Krasniqi

Mesfushori Bledian Krasniqi ka shënuar gol për Zuerichun të mërkurën mbrëma, në fitoren 2:1 të skuadrës së tij ndaj Servettes.

Ndeshja i takoi xhiros së 36-të të Superligës së Zvicrës, por pati rëndësi të madhe.

Krasniqi e shënoi golin e fitores në minutën e 70-të.

Ai doli në pozitë përballë portierit kundërshtar dhe ishte i pagabueshëm për 2:1.

Me golin e Krasniqit që ishte i gjashti i edicionit aktual krahas edhe dy asistimeve, Zuerichu mund t’i sigurojë garat evropiane në edicionin e ardhshëm.

Zuerichu është i pesti me 54 pikë, aq sa ka edhe St. Galleni në vendin e katërt, me një ndeshje më pak të luajtur.

Vendi i katërt i pestë dërgojnë në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Servette në vendin e tretë ka 61 pikë.

Deri në fund të kampionatit elitar të Zvicrës kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u luajtur.

Krasniqi në mesfushë e Mirlind Kryeziu në qendër të mbrojtjes e kompletuan ndeshjen.

Minuta te vendësit pati edhe Lindrit Kamberi, që u inkuadrua në minutën e 78-të.