Futboll

Zhegrova realizon gol të bukur, Lille mposht Slavian e Pragës

Edon Zhegrova - Lille

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, ka realizuar një gol të bukur ndërsa Lille triumfoi të martën mbrëma 2:0 në shtëpi ndaj Slavias së Pragës në ndeshjen e parë të fazës së plejofit të Ligës së Kampionëve. 

Zhegrova realizoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 77-të. Ai depërtoi në zonë dhe realizoi nga afërsia, pas një aksioni të rrjedhshëm. Zhegrova kontribuoi edhe në golin e parë. Ai luajti tërë ndeshjen.


 Zhegrova shënon, Lille po udhëheq 2:0

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova ka realizuar gol për Lillen ndërsa klubi francez po kryeson 2:0 ndaj Slavia Pragës në ndeshjen e praë të fazës së plejofit të Ligës së Kampionëve. 

Zhegrova realizoi në minutën e 77-të. Ai kishte ndihmuar edhe në realizimin e golit të parë.