Futboll

Me shkëlqimin e Zhegrovës, Lille siguron Championsin

Edon Zhegrova

Edon Zhegrova shënoi supergol në fitoren 2:0 në Francë, në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Kampionëve ndaj Slavia Pragës. 

Sulmuesi i Kosovës shkëlqeu edhe në ndeshjen kthyese. 

Të mërkurën mbrëma shënoi tjetër supergol për Lillen që avancoi në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. 

Zhegrova në minutën e 77-të e pranoi topin nga sulmuesi Jonathan David. 

Bëri lëvizje të bukur dhe nga distanca gjuajti fuqishëm për barazimin e rezultatit në 1:1. 

Slavia e Pragës e fitoi 2:1 ndeshjen kthyese të plejofit, por nuk ishte rezultat i mjaftueshëm për të avancuar tutje. 

Zhegrova u zëvendësua katër minuta para fundit. Lille kualifikohet në fazën grupore të Championsit me rezultatin e përgjithshëm, 3:2. 

Për 25-vjeçarin ishte goli i tretë në kualifikimet për në Ligën e Kampionëve. 

Kishte shënuar gol të bukur edhe ndaj Fenerbahçes.

GOLI 


 


Zhegrova realizon supergol, Lille afër fazës grupore të Championsit

Edon Zhegrova ka realizuar supergol për Lillen. Lille po barazon 1:1 në udhëtim me Slavian e Pragës.

Zhegrova realizoi në minutën e 77-të. Ai realizoi me gjuajtje nga distanca me të majtën.

Lille fitoi ndeshjen e parë të plejofit për Ligën e Kampionëve me rezultatin 2:0. Edhe atë ndeshje realizoi Zhegrova. 

Lille është shumë afër fazës grupore të Ligës së Kampionëve.