Futboll

Zhegrova pranon dhuratë nga Mbappe

Edon Zhegrova dhe Kylian Mbappe

Kylian Mbappe dhe Edon Zhegrova

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, e ka pranuar një fanellë dhuratë nga sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe. Këtë e bëri të ditur të hënën Zhegrova në rrjetet sociale. 

“Faleminderit shoku im”, ka shkruar Zhegrova pas pranimit të fanellës nga Mbappe. 

Zhegrova me skuadrën e Lillet e mposhti Real Madridin në Ligën e Kampionëve me rezultatin 1:0 javë më parë. Zhegrova në atë ndeshje ishte më i vlerësuari. 

25-vjeçari Zhegrova te Lille luan së bashku me vëllain e Mbappes, Ethan Mbappe. 

Reprezentuesi i Kosovës këtë edicion në kampionatin francez është duke kaluar formë të mirë. Në 12 ndeshje në të gjitha garat, Zhegrova ka realizua gjashtë gola dhe ka bërë një asistim.