Futboll

Zhegrova kthehet në stërvitje

Edon Zhegrova

Edon Zhegrova (Foto: LOSC)

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është kthyer në stërvitje te skuadra e Lillet pas një kohe të gjatë.

Në mëngjesin e së martës, Lille, ka postuar disa fotografi ku është parë Zhegrova duke stërvitur individualisht.

Lille në përshkrim ka shkruar “një tjetër lajm i mirë”.

Zhegrova megjithatë nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur ndaj Borussia Dortmundit.

Lille të mërkurën nga ora 18:45 e pret Dortmundin në ndeshjen e kthimit të një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë ka përfunduar 1:1.

Zhegrova ndeshjen e fundit në kampionatin francez e ka zhvilluar kundër Marseillet më 14 dhjetor.

Pamje nga stërvitjet (Foto: LOSC)