Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër gjigantit francez, Paris Saint-Germain. Lille e pret të dielën PSG-në në ndeshjen e javës së tretë të Ligue 1 të Francës.
25-vjeçari i mungoi skuadrës së Lillet në dy ndeshjet e para të kampionatit francez për shkak të suspendimit. Zhegrova ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen kundër Nicet në edicionin e kaluar, ndërsa ishte suspenduar dy ndeshje. Ai ka vuajtur dënimin dhe do të jetë i gatshëm të paraqitet pas më shumë se tre muaj me fanellën e Lillet në kampionat.
Zhegrova ka shkëlqyer në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Ka shënuar dy gola në tri ndeshje.