Futboll

Zhegrova konfirmon formën e lartë, shënon dy gola në fitoren e Lillet

Edon Zhegrova

Me dy gola shumë të bukur të premten mbrëma, Edon Zhegrova ka konfirmuar se po kalon formë të lartë. 

Pas paraqitjeve të mira në miqësore me Kosovën ndaj Armenisë dhe Hungarisë në udhëtim, Zhegrova u kthye te Lille në Francë dhe ia siguroi pikët e plota. 

Lille e fitoi ndeshjen e xhiros së 27-të në Ligue 1 të Francës 2:1 përballë Lensit në derbi. 

Zhegrova në minutën e nëntë shënoi supergol për 1:0. 

Rezultatin e dyfishoi pas një ore lojë, pas topit të kthyer nga portieri. 

Zhegrova tani ka 11-të gola në të gjitha garat. 

Mysafirët shënuan një gol me Elye Ëahin në minutën e 78-të, por pa arritur ta rrezikojë më fitoren e Lillet. 

Zhegrova luajti deri në minutën e 77-të. 

Lille kalon përkohësisht në vendin e tretë me 46 pikë, aq sa ka edhe Monaco në vendin e katërt me një ndeshje më pak të luajtur. 

Lensi mbetet në vendin e gjashtë me 42 pikë.


Zhegrova shënon edhe golin e dytë

Edon Zhegrova ka realizuar edhe golin e dytë për Lillen ndaj Lensit të premten në Ligue 1. 

24-vjeçari shënoi në minutën e 60-të nga një top i kthyer për 2:0.


Zhegrova tregon cilësitë, realizon gol të bukur për Lillen

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, ka treguar edhe njëherë cilësitë e tij duke realizuar gol të bukur te Lille të premten kundër Lensit në Ligue 1.

Edon Zhegrova ka realizuar edhe golin e dytë për Lillen ndaj Lensit të premten në Ligue 1.

Zhegrova shënoi në minutën e nëntë për t’ia dhënë epërsinë Lillet në xhiron e 27-të.

Ai arriti të kontrollonte për mrekulli një top të vështirë për mrekulli dhe me një mashtrim të mbrojtësit kundërshtar arriti të kalonte në epërsi skuadrën e tij.

Ishte goli i tij i katërt këtë sezon. Ka edhe pesë asistime.

Video: