Futboll

Zhegrova e mbyll me asistim

Edon Zhegrova

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova e mbylli me asistim edicionin 2023/2024 në Ligue 1 të Francës. Ndeshja e fundit e edicionit në mes të Lillet dhe Nices u zhvillua të dielën. Ndeshja përfundoi baras 2:2.

Zhegrova asistoi për 2:1 në minutën e 74-t, ndërsa Nice barazoi shifrat në 2:2 me golin e realizuar në minutën e 94-t. Nice shënoi edhe njëherë. Por goli i minutës së 97-të u anulua pas rishikimit me VAR.

Zhegrova e mbylli edicionin me 12 gola dhe dhjetë asistime. Ai mund të largohet gjatë verës. Shumë skuadra kanë shprehur interesim pas paraqitjeve të mira me fanellën e Lillet.