Futboll

Zhegrova: Ditë historike për ne

Edon Zhegrova

Edon Zhegrova është shprehur shumë i lumtur për fitoren e Lille ndaj Real Madridit.
Zhegrova u shpall më i miri i ndeshjes.

“Ditë historike për ne. Jam shumë krenar për ekipin. Jam shumë i lumtur për fitoren. I falënderoj të gjithë tifozët për përkrahjen e madhe”, ka thënë Zhegrova në një video të postuar nga Lille.

Zhegrova ka folur derisa në dorë mbante trofeun e lojtarit më të mirë të ndeshjes.