Andi Zeqiri beson se do të kthehet te përfaqësuesja e Zvicrës në futboll së shpejti. Sulmuesi 25-vjeçar i ka shënuar dy gola në tri ndeshjet e fundit për Standardin belg, ku u huazua nga Genku.
“Jam në rrugën e duhur”, ka thënë Zeqiri kur është pyetur nga “Blick” për kthimin në përfaqësuese.
Ai i ka 11 ndeshje për Zvicrën. Së fundi megjithatë është ftuar në nëntor të vitit të kaluar.