Futboll

Zeqiri shënon golin e parë për Zvicrën, por helvetikë humbin nga Spanja

Andi Zeqiri penallti

Foto: Associated Press

Sulmuesi kosovar Andi Zeqiri e ka shënuar golin e parë me fanellën e Zvicrës. Zeqiri shënoi golin e barazimit 2:2 për “helvetikët” në ndeshjen ndaj kampiones së Evropës, Spanjës. Zeqiri shënoi nga penalltia në minutën e 85-të. Spanja e fitoi ndeshjen e Grupit A4 të Ligës së Kombeve me rezultatin 3:2. 

Zvicra bie në Ligën B, derisa Spanja fiton grupin me 16 pikë. Yeremy Pino shënoi golin e parë për spanjollët në minutën e 32-të, derisa shifrat në 1:1 i barazoi Joel Monteiro në minutën e 63-të. Por Spanja sërish kaloi në epërsi me golin e Bryan Gil.

Ai shënoi në minutën e 68-të, derisa Zeqiri barazoi rezultatin në 2:2 me golin e shënuar nga pika e bardhë. Nga penalltia shënoi edhe Spanja. Brayan Zaragoza shënoi në minutën e 93-të për fitoren e spanjollëve. Zeqiri në fushë u inkuadrua në pjesën e dytë, kurse Granit Xhaka u zëvendësua në minutën e 60-të. Albian Hajdari mbeti në stol.

Ndërkohë Danimarka ka fituar një pikë në udhëtim ndaj Serbisë dhe ka siguruar vendin e dytë në grup. Ndeshja përfundoi pa gola.

Lexo përditësimet tjera
Granit Xhaka

Kapiteni Xhaka udhëheq Zvicrën edhe ndaj Spanjës

Seleksionuesi i Zvicrës në futboll, Murat Yakin, e ka publikuar formacionin për ndeshjen ndaj Spanjës. Kjo...