Sulmuesi Andi Zeqiri ka shënuar golin e fitores për skuadrën e Genkut të shtunën.
Genku e ka mposhtur me rezultat 2:1, skuadrën e Anderlechtit në ndeshjen që i takoi xhiros së 34-të të kampionatit belg.
Sulmuesi, Emmanuel Arokodare shënoi golin e parë për Genkun në minutën e 14-të.
Anderlechti barazoi rezultatin në 1:1, me anë të sulmuesit, Anders Dreyer i cili shënoi gol në minutën e 75-të të ndeshjes.
Zeqiri në lojë hyri në minutën e 73-të, ndërsa në fund të ndeshjes realizoi gol nga penaltia për 2:1. Ndërsa ky ishte goli i tetë këtë edicion për Altin Zeqirin.
Genku me këtë fitore renditet ne vendin e tretë me 34 pikë, kurse Anderlechti është në pozitën e parë në tabelë me 38 pikë.