Sulmuesi Andi Zeqiri ka ndërruar skuadër por jo edhe kampionat.
Ai nga skuadra e Genkut është huazuar tek ekipi tjetër i elitës belge të futbollit, Standard Liege, që e zyrtarizoi lëvizjen e tij të premten në mbrëmje.
25-vjeçari pati paraqitje të mira te Genku në edicionin e kaluar duke shënuar nëntë gola në 37 paraqitje, por trajneri Thorsten Fink, nuk llogariti në të si futbollist titullar.
Kështu ka shkruar të shtunën mediumi i madh zviceran “Blick”.
Standard Liege e ka opsionin e blerjes përfundimtare të tij në fund të kampionatit.