Futboll

Zenunaj i bashkohet Dritës

Melos Zenunaj

Skuadra e Dritës ka njoftuar që ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin Melos Zenunaj. Të shtunën skuadra gjilanase ka njoftuar se Zenunaj ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë me lojtarin tonë më të ri, mbrojtësin Melos Zenunaj. Melosi ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me ne dhe do të jemi së bashku deri në qershor 2027”, ka shkruar klubi gjilanas.

23-vjeçari tek Drita është transferuar nga Kukësi.