Futboll

Zeneli vazhdon me paraqitje të mira tek Elfsborgu

Arbër Zeneli me paraqitje të mira tek Elfsborgu

Elfsborgu suedez ka avancuar në plejofin e Ligës së Evropës pasi të enjten mbrëma e eliminoi Rijekën kroate. 

Në fitoren 2:0 në “Boras Arena”, kontribuoi edhe sulmuesi Arbër Zeneli. Zeneli që asistoi edhe në ndeshjen e javës së kaluar në Kroaci ndaj Rijekës në barazimin 1:1, asistoi edhe të enjten në golin për 2:0, në minutën e 83-të. 

Arbër Zeneli në lojë u inkuadrua në minutën e 67-të, ndërsa vëllai i tij i vogël, Besfort Zeneli, e kompletoi ndeshjen. 

Lindon Selahi te mysafirët luajti nga minuta e 73-të.