Futboll

Zeneli shënon në fitoren e thellë të Elfsborgut

Besfort Zeneli

Vëllezërit Arbër dhe Besfort Zeneli kanë luajtur për Elfsborgun në fitoren e thellë ndaj Paphosit të Qipros të enjten mbrëma. 

Elfsborgu fitoi 3:0 në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues për në Ligën e Evropës dhe ka marrë rezultat shumë të mirë për të avancuar tutje. 

Ndeshja kthyese luhet pas një jave.

Besfort Zeneli e hapi serinë e golave në minutën e nëntë. Ai mori top të mirë në zonë nga vëllai i tij, Arbëri. Më pas tentoi të harkonte në zonë, por nga topi i kthyer nga mbrojtja kundërshtare, shënoi për 1:0. 

Arbër Zeneli në minutën e 59-të e shpërdoroi mundësinë për ta dyfishuar rezultatin duke e qëlluar shtyllën nga penalltia. Nga topi i kthyer përfitoi Niklas Hult, kurse Per Frick shënoi në minutën e 82-të. 

Arbëri luajti deri në minutën e 72-të kurse Besforti u zëvendësua shtatë minuta pa u mbyllur ndeshja. 
Mysafirët nga minuta e 57-të luajtën me një futbollist më pak për shkak të kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Matias German Melluso.