Mesfushori Besfort Zeneli ka realizuar gol në disfatën e Elfsborgut të dielën mbrëma. Elfsborgu u mposht 2:1 në shtëpi nga Djurgardeni dhe i takoi javës së 16 të elitës së futbollit suedez.
Zeneli e shënoi golin e barazimit 1:1 në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Për Zenelin ky ishte goli i dytë në 20 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.
Besfort Zeneli e kompletoi ndeshjen, ndërsa vëllai i tij, Arbër Zeneli në lojë u inkuadrua në minutën e 84-t.