Mesfushori Besfort Zeneli e ka nisur me asistim sezonin në Suedi. Zeneli asistoi në golin e parë të Elfsborgut që barazoi 2:2 kundër Mjallbyt të dielën pasdite. Ndeshja Elfsborg – Mjallby i takoi javës së parë të elitës së futbollit suedez. Ai asistoi në minutën e 60-të. Vëllai i Besfortit, Arbër Zeneli nuk ishte pjesë e skuadrës për ndeshjen e parë.
Zeneli 22-vjeçar ishte pjesë e Suedisë për dy ndeshjet miqësore kundër Luksemburut dhe Irlandës së Veriut. Kundër kësaj të fundit luajti nëntë minuta, ndërsa ndaj Luksemburgut u paraqit në pjesën e parë.