Asistimi i Besfort Zenelit ka qenë vendimtar në fitoren e madhe të Elfsborgut në Ligën e Evropës.
Me fitoren 1:0 të enjten mbrëma ndaj Nicet në “Boras Arena”, Elfsborgu ka mbetur në garë për të siguruar fazën nokaut të kësaj gare.
Besforti, vëllai i vogël i Arbër Zenelit, asistoi në minutën e 62-të për mbrojtësin Gustav Henrikson, i cili shënoi me kokë nga afërsia.
Për Zenelin ishte asistimi i tretë në edicionin aktual.
Dy i ka në fazën e ligës dhe një në kualifikimet e Ligës së Evropës. Në kualifikime e ka të shënuar edhe një gol.
Ai e kompletoi ndeshjen, ndërsa Arbër Zeneli luajti deri në minutën e 78-të.
Besforti ka gjashtë paraqitje me Kosovën U21, kurse Arbëri i ka 33 ndeshje e nëntë gola të realizuar me “Dardanët”.
Elfsborgu ka 10 pikë, ndërsa Nice pa gjasa për kualifikim, ka dy pikë në vendin e parafundit.
Besfort Zeneli, vëllai i vogël i Arbër Zenelit, ka asistuar në golin për 1:0 të Elfsborgut ndaj Nicet në Ligën e Evropës.
Besfort Zeneli në minutën e 62-të asistoi për mbrojtësin Gustav Henriksson, i cili shënoi me kokë.
Për Zenelin është asistimi i tretë i edicionit aktual, dhe i dyti në Ligën e Evropës.
GUSTAV HENRIKSSON BREAKS THE DEADLOCK WITH A GREAT HEADER!!!
BESFORT ZENELI 🇽🇰(2002) WITH A GREAT CORNER-KICK DELIVERY FOR THE ASSIST!!!
📽️ @GoalsXtrapic.twitter.com/G2nIFd88WQ— Football Report (@FootballReprt) January 23, 2025
Ndeshja i takon xhiros së shtatë, ndërsa Elfsborgu suedez është pranë avancimit në fazën nokaut të garës.