Futboll

Zemërim ndaj FSHF-së, komentet nuk lejohen

FSHF

Zemërimi ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit për organizimin e përbashkët të Evropianit U21 të vitit 2027 me Serbinë, sa shkon e rritet.

Të enjten është konfirmuar se kandidatura e FSHF-së dhe Federatës serbe është e vetmja.

Në postimet që bëhen në faqen zyrtare të FSHF-së prej të enjtes mbrëma nuk lejohen komentet, pasi thuajse të gjitha ishin fyese ndaj Federatës Shqiptare dhe presidentit të saj Armando Duka.

Dhe në çdo postim të FSHF-së ka dhjetëra herë më shumë persona që shprehin zemërim se pëlqim ndaj informatave që i jep Federata.

Tashmë kundërshtim për organizimin e Evropianit Shqipëri – Serbi ka nga palë të shumta.