Futboll

Zaniolo huazohet te Fiorentina

Nicolo Zaniolo

Fiorentina e ka huazuar mesfushorin italian, Nicolo Zaniolo, nga skuadra elitare e Turqisë, Galatasaray.

Zaniolo 25-vjeçar me Galatasarayn ka kontratë deri në qershor të vitit 2027, ndërsa në edicionin aktual ishte i huazuar tek Atalanta. Për Atalantan shënoi dy gola dhe asistoi dy herë në 14 ndeshje në Serie A.

Në formë huazimi luajti edhe për Aston Villan gjatë edicionit 2023/2024. Më herët karrierë ka bërë edhe tek Interi dhe Roma.