Futboll

Zaccagni ia siguron fitoren Lazios

Mattia Zaccagni Lazio

Mattia Zaccagni ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 75-të për t’ia siguruar fitoren Lazios të hënën pasdite ndaj Cagliarit me rezultatin 2:1.

Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e realizoi Boulaye Dia në minutën e dytë. Mysafirët shifrat i barazuan në minutën e 41-të. Zito Luvumbo realizoi për 1:1.

Ndërsa Zaccagni shënoi për 2:1.

Në minutën e 79-të, Cagliari mbeti me nëntë futbollist në fushë pasi Yerry Mina dhe Michel Adopo u ndëshkuan me kartonin e dytë të verdhë.

Lazio ka 22 pikë dhe është në vendin e pestë. Cagliari ka nëntë pikë dhe është në vendin e 16-të.