Skuadra franceze Lille e ka pranuar ofertën e bërë nga Manchester Unitedi për qendërmbrojtësin Leny Yoro.
Kështu ka raportuar të martën eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.
Mësohet se oferta që ka pranuar Lille nga Unitedi është 50 milionë euro. Në garë për të siguruar shërbimet e Yoros është edhe Real Madridi.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Erik ten Hag, Unitedi, është duke punuar që ta forcojë repartin defensiv për edicionin e ardhshëm.
Pos Yoros, Unitedi është afër që ta kompletojë edhe transferimin e mbrojtësit Matthijs de Ligt nga Bayerni.
Francezi Yoro është zhvilluar në akademinë e Lillet. Kontrata me skuadrën franceze i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.