Futboll

Ylli i Napolit pritet të mungojë ndaj Atalantas

Khvicha Kvaratskhelia

Napoli ka konfirmuar të enjten se Khvicha Kvaratskhelia ka lëndim muskulor dhe sipas “Sky Sport Italia”, gjeorgjiani pritet të mungojë ndaj Atalantas të shtunën. 

Kvaratskhelia lëndoi muskulin në fitoren kundër Greqisë më herët gjatë kësaj jave. 

Ndeshja ishte historike për Kvaran dhe bashkëkombësit e tij, të cilët u kualifikuan në Kampionatin Evropian për herën e parë në histori. 

Gjeorgjiani të enjten ka stërvitur në palestër dhe ka kryer të tjera tretmane mjekësore.

23-vjeçari ka zhvilluar 38 ndeshje në të gjitha garat në edicionin aktual, ndërsa ka shënuar dhjetë gola e ka dhuruar gjashtë asistime.