Supertalenti Lamine Yamal është shumë afër që të arrijë shifër jubilare të ndeshjeve te skuadra e Barcelonës.
Yamali të mërkurën pritet ta luajë ndeshjen e 100-të me fanellën e gjigantit katalunas.
Barça të mërkurën nga ora 21:00 e pret Interin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e kthimit luhet më 6 maj.
Edhe pse ende vetëm 17-vjeçar, Yamali, ka thyer shumë rekorde. Ai është golashënuesi më i ri i La Ligas e po ashtu futbollisti më i ri që e ka fituar Kampionatin Evropian.
Spanjolli Yamal është futbollist shumë i rëndësishëm për Barçën.
Në vitin 2023 debutoi me ekipin e parë.
Në 99 ndeshjet e zhvilluara deri më tani për Barcelonën, Yamali ka kontribuar me 21 gola dhe 33 asistime. Ka tre trofe të fituar.