Futboll

Yamal: Jemi favoritë për ta fituar Championsin

yamal

Futbollisti i talentuar spanjoll, Lamine Yamal, ka deklaruar se Barcelona është favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve. 

“Ne jemi favoritë për ta fituar Ligën e Kampionëve. Liverpooli tashmë është eliminuar. Nuk kemi frikë nga asnjë ekip, ne jemi një familje, ne mund ta fitojmë ‘Championsin’ me siguri”, deklaroi Yamal, shkruajnë të martën mediumet e ndryshme spanjolle. 

Barça nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick është duke arritur rezultate pozitive. 

Barcelona pas 27 ndeshjeve të zhvilluara është lider në La Liga me 60 pikë, ndërsa është edhe në çerekfinale të “Championsit”. 

Në një të tetën e finales e eliminoi Benfican kurse në çerekfinale do të takohet me Borussia Dortmundin. 

Barcelona është edhe në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. 

Më herët e fitoi edhe Superkupën e Spanjës.