Supertalenti i Barcelonës, Lamine Yamal, ka folur për herë të parë pas fyerjeve në baza raciste që iu bënë nga disa tifozë në ndeshjen ndaj Real Madridit.
Yamali ishte shënuesi i një goli në fitoren e Barçës 4:0 ndaj Realit.
Spanjolli Yamal ka deklaruar se ofendimet që bëhen nga tifozë të ndryshëm nuk kanë rëndësi për të.
“Unë gjithmonë jam i fokusuar vetëm në fushë. Tifozët që bëjnë fyerje nuk kanë rëndësi për mua dhe nuk më interesojnë”, ka thënë Yamal.
Yamali të hënën në mbrëmje e fitoi Trofeun Kopa në ceremoninë Topi i Artë.
Ky trofe i ndahet futbollistit më të mirë të ri.