Futboll

Yakini flet sërish për largimin e Shaqirit

Shaqiri & Yakin

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur edhe njëherë për tërheqjen e Shaqirit nga përfaqësuesja helvetike e futbollit.

Ai ka shprehur edhe njëherë keqardhjen për vendimin e Shaqirit për t’u larguar nga Zvicra.

“Në të gjitha aspektet më vjen keq për dorëheqjen e Shaqirit, sepse ai është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe gjithashtu kam respekt të jashtëzakonshëm për të si person. Nga sot, nuk pres që një lojtar tjetër të japë dorëheqjen”, ka thënë Yakin për “Blick”.

Yakin i dha pak hapësirë Shaqirit në “Euro 2024”. Për çka nga shumë edhe u kritikua. Por Yakin pati thënë se vendimin e kishte marrë bashkërisht me Shaqirin.