Riola Xhemaili ka shënuar tjetër gol në elitën e futbollit të Gjermanisë, në ndeshjen e xhiros së 18-të.
Mesfushorja që përfaqëson Zvicrën në minutën e 62-të e shënoi golin e fundit në ndeshje.
Goli i Xhemailit ishte për 4:1, rezultat me të cilin edhe u mbyll fitorja e thellë e Wolfsburgut në udhëtim te Freiburgu.
Xhemaili në të kaluarën ka qenë pjesë e Freiburgut.
Ajo u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë, ndërsa një gol e ka të shënuar edhe në Kupën e Gjermanisë.