Futbollistja 21-vjeçare e Zvicrës publikon komentet e panumërta fyese ndaj saj në rrjetet sociale dhe bën thirrje për t’i dhënë fund urrejtjes kundër prejardhjes së saj
20 Minuten - Riola Xhemailit i soset durimi. Ajo zgjohet dhe mbron veten. Me fjalë emocionuese, futbollistja e Zvicrës shkroi në profilin e saj në Instragram. “Jam gjykuar prej vitesh për atë që jam dhe atë që bëj”.
21-vjeçarja, e cila është e huazuar nga Wolfsburgu te PSV Endhoveni, është shfaqur e buzëqeshur në postimet e saj në Instagram. Por ndryshe ishte postimi i saj i fundit.
“Nuk kam reaguar kurrë se si ndihem apo çfarë mendoj. Megjithatë, detyrohem të flas kur familja ime fyhet javë pas javë dhe unë kërcënohem. Kjo i kalon kufijtë”.
Xhemaili përdor fjalë të guximshme për t’u mbrojtur nga urrejtja e madhe që ajo dhe familja e saj po përjetojnë çdo ditë prej muajsh. Ajo publikon komentet e panumërta fyese ndaj saj në rrjetet sociale.
Futbollistja e talentuar me rrënjë nga Kosova është fyer për shkak të kombësisë. Komente fyese ka marrë nga Shqipëria, Kosova dhe Zvicra.
Në komentet i fyhet “origjinën e saj”. Ka të tillë që nuk kursejnë edhe sharjet. Komente janë nga më të ndryshmet për faktin se ajo ka pasaportë zvicerane, por në të njëjtën kohë se ajo “nuk është zvicerane. Këto janë vetëm disa shembuj. Komentet tjera kalojnë kufijtë.
Xhemaili vazhdon shkrimin e saj duke theksuar se i është mirënjohëse Zvicrës, që familja e saj po ecën mirë dhe të gjithë kanë një punë të shkëlqyer.
“Unë luaj për Zvicrën, për të treguar mirënjohje”, tha lojtarja e Zvicrës.
Si shenjë mirënjohje ajo dëshiron t’i kthejë diçka Zvicrës.
“Jam krenare dhe e bekuar për çdo ndeshje që mund të luajë për Zvicrën”.
Më pas ajo i drejtohet komunitetit të Shqipërisë dhe Kosovës.
“Rrënjët e mia janë nga Kosova. Gjithmonë do të qëndroj kështu dhe nuk do të ndryshoj kurrë”, shpjegon Xhemaili.
Pastaj ajo mbron prindërit e saj, të cilët po ashtu janë cak i urrejtjes.
“Është e padrejtë të urrehen ata. Ata gjithmonë janë përpjekur të më shpjegojnë se për duhet të jem mirënjohëse”.
Prindërit e saj, siç shkruan “20 Minuten”, janë siguruar që Xhemaili të mos harronte kurrë rrënjët e saj.
Edhe Xhemaili nuk e fsheh prejardhjen e saj. Xhemaili ka një dëshirë të madhe.
“Të gjithë kemi vlera dhe duhet të mos përhapim urrejtje të panevojshme ndaj njerëzve që nuk i njohim”.
Xhemaili ka marrë mbështetje të madhe për deklaratat e saj të guximshme në postimin e saj të fundit. Poshtë postimit të saj janë shumë mesazhe pozitive. Ajo ka marrë mbështetje, ndër të tjera nga lojtaret e Zvicrës, Meriame Terchoun dhe Rachel Rinast dhe disa të tjera.
21-vjeçarja tha se ishte e kënaqur nga mesazhet pozitive që ka pranuar.
“Komentet janë mbresëlënëse. Është kënaqësi t’i lexosh”.