Ish-mesfushori Blerim Xhemaili vlerëson se Serbia është më e dobët se Zvicra.
Zvicra e Serbia janë në grup të njëjtë në Ligën e Kombeve. Me Zvicrën dhe Serbinë në Grupin 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve, janë edhe Danimarka dhe Spanja.
Xhemaili ka thënë se Zvicra në Ligën e Kombeve do të paraqitet më mirë se në Evropianin “Gjermania 2024”.
“Ne ishim në fund të fundit në çerekfinale kundër Anglisë dhe nuk i shoh Danimarkën dhe Serbinë në pozitë të barabartë me ne. Për mua Zvicra do të jetë edhe më e mirë se në Evropian”, ka thënë Xhemaili në podcastin e Blickut.
38-vjeçari për Zvicrën ka luajtur 59 ndeshje.
Zvicra ndaj Serbisë do t’i luajë dy ndeshje këtë vit. Më 12 tetor luan në udhëtim, kurse e pret më 15 nëntor në Zuerich.