Futboll

Xhakës mund t’i bashkohet një shqiptar në Leverkusen

Granit Xhaka - Bayer Leverkusen

Mesfushorit shqiptar, Granit Xhakës mund t’i bashkohet një shqiptar në Bayer Leverkusen. Bëhet fjalë për talentin Brajan Gruda. “Bild” shkruan se Leverkuseni po e sheh Grudën si zëvendësim ideal për Florian Wirtzin, i cili pritet të largohet këtë verë. 

Në garë për futbollistin e Mainzit janë edhe Borussia Dortmundi dhe Leipzigu në Gjermani si dhe Liverpooli, Aston Villa dhe Newcastle në Angli.

19-vjeçari në 28 ndeshje në Bundesligë ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tri herë.

Ai me Mainzin ka kontratë deri në vitin 2026. Kartoni i Grudës vlerësohet rreth 20 milionë euro.

Gruda ka luajtur shtatë ndeshje për Shpresat e Gjermanisë në shtatë paraqitje. Ai vlerësohet potencial për t’u ftuar në të ardhmen edhe te ekipi senior i Gjermanisë.

Brajan Gruda
Brajan Gruda