Granit Xhaka ka shkëlqyer në fitoren e Bayer Leverkusenit 5:2 ndaj Heidenheimit.
Xhaka realizoi supergol dhe bëri një asistim për kampionin në fuqi të Bundesligës, Leverkusenin.
Ndeshja u luajt të shtunën pasdite dhe ishte e vlefshme për javën e 11-të.
Heidenheimi që ishte mysafir, kaloi në epërsi që në minutën e dhjetë me golin që e shënoi Niklas Dorsch.
Mathias Honsak në minutën e 21-të i dyfishoi shifrat në 2:0.
Nëntë minuta më pas, Xhaka asistoi për Exequiel Palacios që i ngushtoi shifrat në 2:1.
Tre golat e tjerë i realizoi Patrik Schick në minutën e 32-të, të 52-të dhe të 71-të.
Xhaka nga distanca realizoi supergol për rezultatin përfundimtar 5:2. Ai e kompletoi ndeshjen.
Leverkuseni ka 20 pikë dhe është në pozitën e katërt.
Heidenheimi ka dhejtë pikë dhe është në pjesën e poshtme të tabelës.