Futboll

Xhaka me Leverkusenin kthehen te fitorja

adli

Pas dy barazimeve radhazi me Bayern Munchenin dhe Wolfsburgun, Bayer Leverkuseni është kthyer te fitorja në Bundesligë.

Leverkuseni të shtunën pasdite si mysafir e mposhti Holstein Kielin me rezultatin 2:0.

Kjo ndeshje i takoi javës së 23-të të elitës gjermane.

Patrik Schick realizoi për 1:0 në minutën e nëntë me asistimin e Amine Adlis.

Adli e realizoi golin përfundimtar në minutën e 45-të.

Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen te mysafirët.

Leverkuseni zë vendin e dytë me 50 pikë. Lider është Bayerni.

Kieli është në pozitën e fundit me 13 pikë. Rrezikon rënien nga liga.