Futboll

Xhaka me Leverkusenin e fitojnë Kupën e Gjermanisë

Granit Xhaka

I përditësuar 22:00 - Granit Xhaka ia ka siguruar Bayer Leverkusenit, Kupën e Gjermanisë. 
Xhaka e shënoi golin e fitores për Leverkusenin në minutën e 16-të të ndeshjes.


Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso të shtunën ka shënuar fitore ndaj Kaiserslauternit me rezultat minimal 1:0, në finalen e Kupës së Gjermanisë. 


Bayer Leverkuseni nga minuta e 44-të, luajti me një futbollist më pak në fushë pasi mbrojtësi Odilon Kossounou u ndëshkua me karton të kuq.


Për Leverkusenin ky është trofeu i dytë i fituar këtë edicion. Fituan edhe Bundesligën për herë të parë në histori të klubit. Ndërsa Bayer Leverkuseni të mërkurën e humbi finalen e Ligës së Evropës nga Atalanta.


Supergol i Xhakës në finalen e Kupës së Gjermanisë

Mesfushori Granit Xhaka ka realizuar gol të bukur nga distanca për ta kaluar në epërsi skuadrën e Bayer Leverkusenit në finalen e Kupës së Gjermanisë.

Xhaka shënoi për 1:0 në minutën e 16-të.

Aktualisht Bayer Leverkuseni është duke triumfuar 1:0 ndaj Kaiserslauternit.