Futboll

Xhaka: Kemi ende gjasa për të fituar titullin

Granit Xhaka

Kanë mbetur edhe pesë ndeshje në Bundesligë.

Bayern Muncheni është gjashtë pikë larg. Por Granit Xhaka nuk është dorëzuar ende.

“Besoj se kemi ende gjasa për të fituar titullin”, ka thënë Xhaka në një intervistë për “Bild”, shkruan të enjten gazeta e madhe zvicerane “Blick”.

“Duhet të fitojmë ndeshjet tona. Më pas do të shohim se ku do të jemi. Duhet të shpresojmë që në fund të jemi me 78 pikë. Në fakt, ky numër pikësh ka mjaftuar për një skuadër që në tre nga pesë sezonet e fundit e ka fituar titullin në Bundesligë. Nëse të tjerat kanë më shumë në fund, atëherë ne u shtrëngojmë dorën dhe u themi ‘keni bërë një punë shumë të fortë, urime”.

Për Leverkusenin, titulli mbetet shpresa e vetme për të mbyllur sezonin me një trofe.

Për Kupë të Gjermanisë, Leverkuseni u eliminua në gjysmëfinale nga Bielefeldi i Kategorisë së Tretë. Xhaka me Leverkusenin ka fituar titullin dhe Kupën, ndërsa humbi në finale të Ligës së Evropës nga Ataltana.