Futboll

Xhaka shënon autogol, por Leverkuseni fiton ndeshjen

Granit Xhaka

Kapiteni i Zvicrës në futboll, Granit Xhaka, shënoi autogol të dielën. Por skuadra e tij Bayer Leverkuseni fiton me gol të minutave shtesë ndeshjen ndaj Suttgartit me rezultat, 4:3. Xhaka pa vullnetin e tij shënoi autogol. Xhaka shënoi në portën e tij në minutën e 62-të.

Në fakt, topi i kthyer nga portieri i kampionit të Gjermanisë, goditi fillimisht gjoksin e Xhakës e më pas përfundoi në rrjetë.

Ndeshja Stuttgart – Leverkusen i takon javës së 26-të të Bundesligës gjermane.

Ermedin Demiroviq shënoi për epërsinë e Stuttgartit në minutën e 14-të. Për 2:0 realizoi Niock Ëoltemade, derisa Jeremie Frimpong shënoi për 2:1. Më pas Xhaka shënoi autogol në minutën e 62-të. Megjithatë Leverkuseni nuk u dorëzua dhe shënoi edhe tri gola të tjerë për fitoren 4:3. Piero Hincapie shënoi gol për 3:2 në minutën e 67-të, derisa nëpërmjet autogolit Leverkuseni barazoi rezultatin në 3:3. Autogol në minutën e 88-të shënoi Angelo Stiller, derisa Patrik Schick në minutën e 94-t shënoi golin e fitores 4:3.

Xhaka kompletoi takimin te Leverkuseni që mbetet në garën për titull të kampionit. Është në vendin e dytë me 56 pikë. Në vendin e parë është Bayerni me 62 pikë. Stuttgarti zë vendin e dhjetë me 37 pikë.


Xhaka i pafat, shënon autogol

Mesfushori Granit Xhaka ka shënuar autogol të dielën. Xhaka pa vullnetin e tij shënoi autogol në ndeshjen të cilën Bayer Leverkuseni është duke e humbur nga Suttgarti me rezultatin 3:2.

Xhaka shënoi në portën e tij në minutën e 62-të.

 

 

Në fakt, topi i kthyer nga portieri i Leverkusenit goditi fillimisht gjoksin e Xhakës e më pas përfundoi në rrjetë. 

Ndeshja Stuttgart – Leverkusen i takon javës së 26-të të Bundesligës gjermane.