Futboll

Xhaka i kënaqur vetëm me një pjesë

Granit Xhaka

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, është ndarë i kënaqur vetëm me pjesën e parë të ndeshjes ndaj Austrisë. 

Zvicra e Austria luajtën 1:1 të shtunën në St. Gallen.

“Mund të jemi shumë të kënaqur me pjesën e parë. Nuk kemi dominuar në këtë mënyrë për kohë të gjatë. Në pjesën e dytë na ka munguar saktësia në pasimin e fundit, na ka munguar dëshira. Kemi mjaftueshëm kualitet. Jam i bindur se do të paraqitemi mirë në Evropian. Mua më duhet ritmi. Është si turne, nuk ke shumë kohë për rikuperim. Po shikoj përpara drejt Evropianit. Tani do të shkoj në Basel për të parë familjen time. Mund të rikuperohem mirë në qytet. Dhe prej të hënës fokusi do të jetë plotësisht në futboll sërish”, ka thënë Xhaka për SRF.