Futboll

Xhaka e Leverkuseni mposhtin Hoffenheimin e Berishës

Bayer Leverkusen

Mesfushori Granit Xhaka, ka asistuar në fitoren e Bayer Leverkusenit ndaj Hoffenheimit të shtunën.

Leverkuseni e mposhti si mysafir Hoffenheimin me rezultatin 4:1. 

Ndeshja i takoi xhiros së tretë të Bundesligës.

Xhaka asistoi te goli i dytë që e realizoi Victor Boniface në minutën e 30-të. Ndërsa golin e vetëm të Hoffenheimit e shënoi Mërgim Berisha në minutën e 37-të. Xhaka e kompletoi ndeshjen, ndërsa Berisha luajti për 61 minuta. 

Për Berishën ishte goli i parë këtë edicion në Bundesliga. Ndërsa Xhaka ka një gol të realizuar dhe një asistim në tri ndeshje të zhvilluara.