Futboll

Xhaka asiston për Leverkusenin ndaj Bayernit

Xhaka asiston për Leverkusenin ndaj Bayernit

Mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka asistuar në golin e epërsisë së skuadrës së tij në derbin ndaj Bayern Munichut.

Robert Andrich kaloi Leverkusenin në epërsi në minutën e 31-të me një gjuajtje nga distanca, pas pasimit nga Xhaka.

Por rezultati u barazua pas tetë minutash nga Aleksandar Pavloviq.

Ndeshja është e vlefshme për xhiron e pestë të sezonit në Bundesligë. Leverkuseni po luan si mysafir.
Rezultati pas 40 minutash lojë është 1:1.