Futboll

Xavi largohet nga Barcelona

Xavi Hernandez

Pasi njoftoi qëndrimin te Barcelona javë më parë, spanjolli Xavi do të largohet nga pozita e trajnerit në fund të këtij edicioni.

Kështu ka njoftuar të premten vet klubi në rrjetet sociale.
“Joan Laporta ka informuar Xavi Hernandezin se ai nuk do të vazhdojë të jetë trajner i ekipit të parë në sezonin 2024-2025.

Barcelona dëshiron të falënderojë Xavi për punën e tij si trajner, si dhe për karrierën e tij të paimitueshme si lojtar dhe si kapiten skuadre, dhe i uron atij çdo sukses në të ardhmen në botë”, ka shkruar Barcelona.

Tre muaj më herët, Xavi kishte njoftuar se do të largohej nga Barcelona. Por pak javë më parë, u bind të qëndrojë

Deklaratat e fundit nga Xavi në lidhje me vështirësitë financiare të klubit kanë bërë që presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ta shkarkojë atë. 

Xavi e mori drejtimin e Barcelonës në nëntor të vitit 2021, pasi u largua nga Al Sadd i Katarit. Ai ka të fituar dy tituj me Barcelonën. 44-vjeçari e ka drejtuar Barcelonën në 141 ndeshje, ndërsa ka arritur 89 fitore, 23 barazime, dhe 29 humbje.