Sulmuesi i Zelandës së Re, Chris Wood, e mori njërin prej kartonëve më të çuditshëm të verdhë të gjithë edicionit.
Ai është ndëshkuar pasi u ka dhënë autografe tifozëve në tribunë në ndeshjen ku realizoi “hat-trick”.
Zelanda e Re e fitoi 7:0 ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Fixhit, të premten.
Wood është duke kaluar formë të shkëlqyer edhe në Premier League me Nottingham Forestin.
33-vjeçari me Nottinghamin i ka shënuar 18 gola dhe ka kontribuuar me tri asistime në 32 paraqitje.
Ndaj Fixhit realizoi në minutën e gjashtë, të 56-të dhe të 60-të, ndërsa u zëvendësua dy minuta më pas.
Me karton të verdhë u ndëshkua në minutën e 76-të.
Ndeshjen finale për kualifikim në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm, Zelanda e Re e luan në Auckland më 24 mars ndaj Kaledonisë së Re.
Ndeshja kualifikuese për Botëror i takon zonës së Oqeanisë.
Kaledonia e Re e mposhti Tahitin në gjysmëfinalen tjetër, 3:0.