Futboll

Williamsi largohet nga kampi i Spanjës

Nico Williams

Sulmuesi i Athletic Bilbaos, Nico Williams, është larguar të martën nga kampi stërvitor i Përfaqësueses së Spanjës. Lajmi është bërë i ditur nga Federata spanjolle. Williams është larguar për shkak të problemeve fizike.

Në vend të tij është ftuar sulmuesi i Real Sociedadit, Sergio Gomez. Gomez me Spanjën e fitoi medaljen e artë olimpike në “Parisi 2024”. Spanja e fitoi edhe Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.

Spanja ndaj Danimarkës luan më 12 tetor dhe me Serbinë më 15 tetor. Në Grupin 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve në grup është edhe Zvicra.