Futboll

Williams konfirmon të ardhmen

Nico Williams

Nico Williams

Sulmuesi Nico Williams të martën është kthyer në stërvitje, ndërsa ka thënë se është i gatshëm ta japë kontributin e tij për Athletico Bilbaos. Ai ka lënë të kuptohet se nuk do të largohet nga Bilbao.

“Jam kthyer, dhe jam i emocionuar për edicionin e ri”, deklaroi Williams për faqen zyrtare të Bilbaos.

Barcelona kishte shprehur interesim të madh për transferimin e Williamsit, por “Marca”, të martën ka raportuar se spanjolli do të qëndrojë edhe një vit te Bilbao.

Williams ishte njëri ndër futbollistët kryesorë në triumfin e Spanjës në Kampionatin Evropian që u organizua në Gjermani. Ai realizoi dy gola dhe kontribuoi me një asistim në gjashtë ndeshje të zhvilluara.