West Ham Unitedi ka vendosur të enjten që ekipin ta drejtojë ish-trajneri i Real Madridit dhe i Spanjës, Julen Lopetegui.
Lopetegui në postin e trajnerit te skuadra e Premier Leagues angleze vjen si zëvendësim i të larguarit, David Moyes.
Lopetegui ishte pa punë qëkur u largua nga Wolverhamptoni tri ditë para se të niste edicioni i kaluar.
“Mendoj se kemi platformë fantastike”, ka thënë Lopetegui për faqen zyrtare të klubit të enjten.
“Vitet e fundit kanë qenë shumë të mira, por natyrisht, ambiciet e mia si trajner janë që të përmirësohemi gjithnjë e më shumë, të arrijmë më shumë dhe të kemi synime të mëdha e ta përmirësojmë paraqitjen e lojtarëve, ekipit dhe të jemi konkurrentë”, ka deklaruar Lopetegui.
Moyesi largohet pas përfundimit të kontratës, pas katër vjet e gjysmë të kaluara me West Hamin.
Ai në vitin e kaluar e fitoi Ligën e Konferencës me klubin anglez.
Por në pjesën e dytë të edicionit aktual, West Hami pati formë të luhatshme në rezultate.
I fitoi vetëm katër ndeshje në Premier League që prej muajit janar dhe përfundoi në vendin e nëntë.